Ish-futbollisti, tashmë analist, Tony Cascarino pretenon se futbolli modern e ka lënë mbrapa Jose Mourinho-n.

“Mendoj se Jose Mourinho ka mbetur mbrapa,” shprehet Cascarino për talkSPORT.

“Nëse sheh karrierën e tij në vitet e fundit, ajo gradualisht ka shkuar në rënie. Ai gjithmonë fiton trofe, nuk mund ta mohosh, por tani jam duke parë një trajner i cili po largohet gradualisht nga kjo lojë.

Mourinho që erdhi në vitin 2000 në Angli te Chelsea nuk është ky i sotmi. Mourinho duhet ta vërtetojë se nuk ka mbaruar, sepse futbolli mbrojtës ka ikur.

Ndeshja e Atleticos ndaj Liverpool ishte një përjashtim, futbolli sulmues po dominon.”

The post Fjalë të ashpra nga ish-futbollisti/ Mourinho ka marrë fund, futbolli modern e ka lënë shumë pas appeared first on Sport.