Flamurtari ia doli më në fund të merrte tri pikët e para këtë sezon. Djemtë e Marcelo Troisit iu falën një 11 metërshi të shndërruar në gol nga Andi Ribaj në minutën e 35, duke “zhytur” në krizë Luftëtarin. Vlonjatët kanë vendosur rekord të ri në Europë, pasi janë ekipi i vetëm që iu desh të prisinin deri në shkurt për fitoren e parë sezonale.

Kuqezinjtë kishin qysh prej fundit të sezonit të shkuar që nuk e shihnin fitoren, duke iu dashur nëntë muaj për një të tillë. Ky ishte goli i dytë në transfertë këtë sezon në Kategorinë Superiore për vlonjatët, që për koicidencë e kishin shënuar sërish në Gjirokastër në humbjen e 14 shtatorit 2019 (2-1).

The post Fitorja ndaj Luftëtarit, Flamurtari vendos rekord në Europë appeared first on Sport.