Barcelona ka mposhtur në “Camp Nou” Eibarin 5-0, për javën e 25-të të La Ligës. Lojtari kryesor i këtij takimit ishte Leo Messi, i cili kishte 4 javë larg golit, ndërsa sot shënoi 4 gola.

Hapi serinë e golave në minutën e 14-të, duke bërë gjithçka vetë dhe më pas shënoi dy gola të tjera brenda pjesës së parë për 120 sekonda, 37′ dhe 39′.

Në minutat e fundit, katalanasit shënuan edhe dy gola të tjerë në dy minuta, Messi 88′ dhe Arthur 89′. Pas kësaj fitoreje, Barcelona merr vendin e parë momentalisht me 55 pikë, dy më pak se Reali, i cili luan në darkë ndaj Levantes. /CNA.al

The post Fitore e thellë e Barcelonës/ Messi nxjerr dufin ndaj Eibar, shënon 4 gola appeared first on Sport.