Skënderbeu triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit në minutat e fundit. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Golit”, ku u shpreh:

“Dua të kompilimeton ambientin fantastik me tifozeri të mrekullueshme, ku ndihemi të respektuar nga shkodranët që na duartrokitën. Ishte një ndeshje me 2 tabllo. Ishte lojë e barabartë që u vendos me 1 finalizim që na ka munguar. Na buzqëqeshi fati në fund, si nuk na ka buzëqeshur në ndeshjet e tjera. Krasniqi nuk ka gjendjen e duhur fizike. Ka një rendiment jo të lartë, nuk është rikuperuar 100 %. Kjo ishte arsyeja pse vonuam në zëvendësimin e Krasniqit.

Krasniqi ka qenë sulmuesi jonë i pari në qendër. Mungesa e tij na ka penalizuar. Më mirë një Krasniqi në formën e mirë, se po ta hidhnim në fushë rrezikonim ta dëmtonim sërish. Mensah është një djalë i ri. Nuk gjen kohën e duhur për t’u nisur. Në këto 2 ndeshje që është aktivizuar ka bërë mikë për ekipin. Vllaznia ndërton nga poshtë, gjë të cilën Mensah e bën shumë mirë. Është bërë një forcë e shtuar brenda ekipit. Mensah dhe Pusi kanë bërë mirë në ato minuta që janë aktivizuar.

Përshëndes rikthimin e Jashanicës, mendoja që nuk do të ishte në 100% e tij. Është një lojtar që i jep siguri mbrojtjes. Është gjesti për t’u vlerësuar i Ditës që i dorëzoi shiritin. E përshëndes edhe Ditën edhe Jashanicën. Bregu do të na krijojë një vakum shumë të madh. Mendoj që të jetë sa më i vonshëm ky transferim që të na shërbejë edhe në ndeshjet e tjera. Çdo lojtar që kalon nga Skënderbeu, përkthehet në një bonus financiar. Është polemikë e klubit”, u shpreh Daja.

The post Fitore e madhe ndaj Vllaznisë, Daja: Ja çfarë na bënë sot shkodranët appeared first on Sport.