Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka tërhequr kandidaturën e organizimit të Super Kupës Europiane dhe është fokusuar për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranës.

Kujtojmë që Liga e Konferencës është një kompeticion i ri Europian për klube, që pritet të ketë një vëmendje të madhe. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata e Futbollit shton përpjekjet dhe fokusohet për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, tërheq kandidaturën e organizimit të Super Kupës Europiane

Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

The post Finalja e Ligës së Konferencës në “Air Albania”? FSHF surprizon me njoftimin e fundit appeared first on Sport.