Talenti shqiptar, Armando Broja nuk ka të ndalur. Sulmuesi ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Çelsit. Kësaj here në derbin ndaj Arsenalit U-23.

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të, ndërkohë që në të 32-të, shqiptari Armando Broja barazoi shifrat për 23-vjeçarët e Çelsit. Blutë e Londrës nuk u mjaftuan me kaq, teksa në fundin e pjesës së parë, Gilmur përmbysi gjithçka.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-2 të Çelsit që kryeson kampionatin e 23-vjeçarëve. Vlen për t’u theksuar se talenti Broja, edhe pse është 18-vjeç, ka arritur të shndërrohet në një protagonis te kjo skuadër dhe me këto ritme, ftesa në ekipin e parë duket se nuk do të vonojë.

The post Fenomenal Broja, shqiptari dhuron spektakël me fanellën e Çelsit appeared first on Sport.