Skuadra serbe e Ligës së Parë, Dinamo Vranje, ka përzgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar fazën përgatitore dimërore. Ekipi drejtohet nga trajneri Dragan Antiç, që njëkohësisht është edhe president i klubit. Duket disi e çuditshme se si një klub serb zgjedh Shqipërinë për fazë përgatitore, kur dihet se klubet tona zgjedhin Turqinë.
Dinamo Vranje ka qenë e stacionuar në rezidencën e Skënderbeut në Durrës dhe gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore, dy me Bylisin, një me Tiranën B dhe një me FC Shkodra.
The post Fazë përgatitore në Durrës, shikoni çfarë bën klubi serb appeared first on Sport.