Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni gjeti sërish rrugën drejt rrjetës ditën e sotme në ndeshjen kundër Slaven Belpuos në kuadër të javës së 25-ë të kampionatit kroat.

24-vjeçari realizoi golin e dytë në triumfin 3-0 ndaj Slaven Belupos. Ish-lojtari i Laçit  shënoi në minutën e 59-të të takimit. Uzuni tejkalon veten nga sezoni i kaluar me Lokomotivën e Zagrebit, ku ka realizuar deri tani 9 gola, kurse sezonin e kaluar e mbylli me vetëm 8 gola.

Lokomotiva e Zagrebit renditet në vendin e tretë me 43 pikë duke hedhur kandidaturën për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve.

Kontributi i Uzunit dhe futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit është rritur ndjeshëm këtë sezon.
Uzuni është një ndër të besuarit e Edi Rejës te ekipi kombëtar dhe këto paraqitje të mira nxisin trajnerin e kombëtares shqiptare për ta aktivizuar dhe më shumë.

The post Fantastik Myrto Uzuni, talenti i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës appeared first on Sport.