Europa vijon të jetë në panik nga virusi vdekjeprurës që ka “pushtuar” Kontinentin e Vjetër. Pas derbit të Italisë mes Juventus dhe Inter, një tjetër ndeshje rrezikon të luhet pa tifozë. Klasikja e futbollit spanjoll mes Real Madrid dhe Barcelonës po analizohet për t’u zhvilluar me dyer të mbyllura, pas rasteve të reja me infektim në Katalonjë.

Zyrtarët spanjollë ende nuk kanë dalë me një version zyrtar, por sipas mediave iberike një gjë e tillë edhe mund të ndodhë për të mirën e tifozëve. Orët në vijom pritet të ketë të reja, teksa “El Classico” do të zhvillohet të diel në 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

The post Europa në ankth nga coronavirusi/ Edhe Real Madrid-Barcelona do të jetë pa tifozë? appeared first on Sport.