Mohammed Salah është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe pikat e tij më të forta, janë shpejtësia dhe cinizmi para porte. Jurgen Klopp po arrin t’i marrë më të mirën yllit egjiptian, i cili u shpall dy vite radhazi golashënuesi më i mirë në Premier League.

Sezonin e shkuar, Salah fitoi Championsin me të kuqtë, ndërsa këtë sezon, titulli kampion në Premier League duket thjesht çështje kohe. Me egjiptianin që i ka fituar të gjithë, disa tifozë në rrjetet sociale e kanë “zbuluar” në futbollin amerikan.

Në një video të shpërndarë nga Korie, tifoz i Liverpool, shihet një sportist i Regby, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me Salah. Kjo video, ka marrë 2 milion shikime në vetëm pak orë, duke u shpërndarë nga të gjitha faqet e njohura sportive në Twitter.

The post EPIKE/ Video: Ja çfarë bën Salah në kohën e lirë appeared first on Sport.