11 C
Tirana
March 31, 2020
Sport Super Liga

EMRAT + FOTOT/ Ja cilët janë personat e arrestuar nga Policia.për shkatërrimim e stolave në "Air Albania"

Kategoria Superiore mbylli javën e 23-të, me dy ndeshje të zhvilluara brenda 24 orësh në “Air Albania”. Në impiantin e ri, tifozët e skuadrave kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke thyer më shumë se 160 stola për një dëm ekonomik afro 16 mijë euro. Policia e shtetit ka vënë në pranga tre nga përgjegjësit e këtyre akteve të shëmtuara, duke dhënë një shembull konkret kundër personave që shkatërrojnë pronën publike.

Personat e arrestuar janë: Guri Maraj 39 vjeç dhe Kujtim Brakaj 26 vjeç, të dy tifozë të Bylis. Tifozi i Tiranës që është arrestuar për thyerjen e stolave quhet Ledio Guni dhe është i moshës 35 vjeç. Veç personave më sipër, janë shpallur në kërkim edhe 9 tifozë të Tiranës. Të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

Ndeshjet Kukësi – Tirana dhe Partizani – Bylis kanë parë veprime të dhunshme dhe stola në fushë, duke rrezikuar seriozisht jetën e sportistëve apo tifozëve të tjerë. Për këtë shkak, “Blutë” e kryeqytetit kanë vënë në pranga 3 shtetas, 1 tifoz të Tiranës dhe 2 të Bylis. Gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë si dhe 9 tifozë të Tiranës janë shpallur në kërkim.

The post EMRAT + FOTOT/ Ja cilët janë personat e arrestuar nga Policia.për shkatërrimim e stolave në “Air Albania” appeared first on Sport.

Related posts

Pas letrës prekëse, Piatek "vjell vrer" ndaj Milanit

admin

Klopp zbraz arkën, 75 milionë euro për bomberin gjerman

admin

U dënua dy vite jashtë Champions-it/ Man. City merr vendimin urgjent

admin

Leave a Comment