Pas 740 ditësh jashtë fushave, Bajram Jashanica do të ketë mundësi që të luajë një ndeshje futbolli. Ka më shumë se dy vite mungesë dhe pritjes po i vjen fundi. Rikthimi i tij do të përkojë me transfertën shkodrane, pasi pritet që Ilir Daja ta projektojë si titullar me Vllazninë.

I fundit takim për kosovarin ka qenë ai i 14 shkurtit të 2018- ës, mes Skënderbeut dhe Teutës. Ishte ndeshje Kupe dhe mbrojtësi ishte futur nga stoli si zëvendësues. Një dëmtim fatal në gju e detyroi që të mos e mbyllte lojën dhe të shkonte me urgjencë me ambulancë në spital.

Asokohe kreu edhe një operacion, që e detyroi të qëndronte gjashtë muaj jashtë. Kohëzgjatje e cila u shtua edhe me një vit e gjysmë më shumë, pas atij dënimi që dha Komisioni i Antidopingut në UEFA.

Kujtojmë që Bajram Jashanica rezultoi pozitiv dhe për pasojë u pezullua për dy vite nga çdo kompeticion. Tashmë gjithçka ka mbetur si një kujtim i largët dhe fundjava do ta rikthejë në arenën e blertë.

The post Emocionuese/ Dy vjet larg futbollit dhe menjëherë titullar, Jashanica merr lajmin e madh nga trajneri Daja appeared first on Sport.