Inaki Williams ishte heroi i Athletic Bilbao në përballjen e mbrëmshme në çerekfinalet e Copa del Rey ndaj Barcelonës. Spanjolli shënoi në minutën e 93-të golin e fitores, që i dhuroi edhe kualifikimin në gjysmëfinale baskëve.

Reagimi i tij pas ndeshjes për golin e shënuar ishte vërtet epik, me sulmuesin që postoi një status në llogarinë e tij në “Twitter”, duke shkruar: “Hshsjdlëlejsusbdndlqusgzbaksjjdvsjsk”. Pikërisht kështu e ka shprehur gëzimin e tij Inaki Williams.

The post Eliminoi Barcelonën me golin e tij në minutat e fundit/ Sulmuesi bën reagimin epik (foto) appeared first on Sport.