Klubi i Kukësit vendosi të shkarkonte trajnerin Shpëtim Duro për rezultate të dobëta, pas barazimit 2-2 ndaj Teutës në sekondat e fundit. Menjëherë pas ndeshjes, verilindorët nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bënë me dije se tekniku kryeqytetas nuk do të drejtojë më skuadrën.

“CNA” mëson ekskluzivisht se presidenti Gjici, pritet t’i besojë stolin trajnerit Skënder Gega, i cili shpalli kampion Partizanin sezonin e shkuar. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për “CNA” se palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme pritet të arrihet dhe akordi total.

Gega shikohet nga drejtuesit verilindor se tekniku i duhur për të shpallur Kukësin kampion. Kujtojmë që blutë janë 4 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Tirana.

The post EKSKLUZIVE/ Shkarkimi i Shpëtim Duros, ja cili pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit appeared first on Sport.