Pas ndeshjes shumë të kontestueshme mes Vllaznisë dhe Bylisit, ku u anulua një penallti me ndihmën e pamjeve filmike nëpërmjet celularit edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë është parë vëzhguesi me celular përpara, duke ndjekur ndeshjen. Pas kësaj ka reaguar ish-arbitri Lorenc Jemini. Për emisionin Procesi Sportiv ai e deklaron gabim të madh këtë veprim.

“Kjo është shumë e gabuar e ndoshta duhet të kërkosh ndjesë se një javë më parë për rastin e Shkodrës thashë se delegati nuk e sheh në celular ndeshjen. Por nëse këta mbajtën celular e shikojnë ndeshjet aty është shumë e gabuar. Aty vëzhguesi duhet të rrijë lart në tribunë, aty rri arbitri katërt se ata letra që shihen aty janë të zëvendësimeve. Dhe arbitri i katërt mund ta shikojë aty rastin nuk ka pse të duket normale.

Edhe vëzhguesi duhet ta shohë ndeshjen e përsëritjet për qejfin e vet në shtëpi në darkë, jo aty se krijohet precedenti që u krijua dhe me të vërtetë po përforcohet që me të vërtet t ka parë delegati pamjet në celular javën e kaluar. Thamë nuk ndodh, ja po ndodh. Nuk kisha pamje në Ballsh e nga gjyqtarët mësova se e ndryshoi gjyqtari i katërt. Por nëse ka marrë indicie nga celulari është shumë e gabuar dhe nuk duhet të ndodhë më. Në një rast të tillë një ekip ndal lojën, nxjerr celularin e ndalon. Ai person që rri aty nuk është i autorizuar për të parë atë, është e gabuar se ka kushte dhe nuk e ka në asnjë rregullore”, përfundoi ish-arbitri.

The post “Ekipet do ndalin lojën dhe do nxjerrin celularin”, Jemini kundër VAR-it shqiptar appeared first on Sport.