Kukësi-Tirana është sfida e sotme në Kategorinë Superiore. Një ndeshje e cila do të luhet në orën 18:00 në “Air Albania” dhe do të luhet mes dy ekipeve që kryesojnë kampionatin.

Që të dy skuadrat vijnë nga barazimet në ndeshjet e kaluara dhe sot kërkojnë të nisin shkëputjen. Për këtë ndeshje pritet të ketë një interesim të madh edhe nga tifozët duke parë që luhet për titull kampion.

Newsport.al kontaktoi me kompaninë që merret me shitjen e biletave dhe kur duhen rreth 3 orë nga fillimi I sfidës janë shitur 4000 mijë bileta. Një numër që mund të rritet më kalimin e orëve dhe në stadium pritet të jetë një amtosferë elektrizuese dhe e denjë për sfidën e titullit.

  

The post Edhe 3 orë nga starti i ndeshjes Kukësi-Tirana, nuk do e besoni sa bileta janë shitur deri tani appeared first on Sport.