Shqiptarët në Serinë A janë duke kaluar një formë fantastike. Marash Kumbulla, me paraqitjet e tij, ka fituar vëmendjen e gjysmës së klubeve të mëdha europiane.kumbulla

Ndërkohë, për sfidat e fundjavës, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Berat Gjimshiti kanë statistikat më të mira. Për portierin e SPAL, në vigjilje të përballjes me Juven bëhet me dije nga “OPTA Paolo” se është portieri me numrin më të madh të pritjeve, 102. “Mace në Serinë A”, shkruhet për portierin kuqezi.

Ndërkohë, gardiani tjetër, Thomas Strakosha, me paraqitjen e bërë ndaj Interit, është vendosur mes portierëve me “top pritjet”. Strakosha ka bërë pesë të tilla.gjimshiti

Berat Gjimshiti është vlerësuar si lojtari me numrin më të madh të topave të rikuperuar, 24. Shqiptari i Atalantës, dhuroi edhe një asist.

The post Ecuria fantastike, shqiptarët bëjnë namin në Serinë A appeared first on Sport.