Carles Puyol është një ndër mbrojtësit më të njohur të historisë së futbollit. Ish-kapiteni i Spanjës dhe i Barcelonës ka dhënë një intervistë së fundmi, ku është pyetur edhe për Lionel Messin.

Puyol vijon të ruajë një marrëdhënie shumë të mirë me argjentinasin dhe në lidhje me të, ai është shprehur se Messi kujdeset për veten në mënyrë të pabesueshme. Përveç kësaj, Puyol ka shtuar edhe se “Pleshti”, mund të luajë futboll të paktën deri në moshën 38-vjeçare.

“Messi është 32 vjeç dhe mund të luajë të paktën deri në moshën 38 vjeç. Një lojtar që kujdeset për veten ashtu siç bën Messi, e sigurt që mund të luajë deri në atë moshë futboll”, është shprehur Puyol.

The post E zbulon legjenda/ Ja deri në cilën moshë do të luajë Messi appeared first on Sport.