Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë te Kosova, i cili është duke treguar një formë shumë të mirë së fundmi.

Përveç se me Kosovën, Rashica po shkëlqen edhe në një nga kampionatet më të fortë siç është Bundesliga, ku luan për Verder Bremen. Për shkak të paraqitjeve shumë të mira të treguara me klubin e tij, në drejtim të kosovarit ka interesime nga skuadra të mëdha. Në merakton e ardhshëm, 23-vjeçari mund t’i japë lamtumirën Verderit, për të bërë hapin në një ekip të madh.

Interesimet për futbollistin nuk mungojnë, teksa diçka e tillë është pranuar edhe nga menaxheri i lojtarit, Altin Lala. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “deichstube.de”, është shprehur: “Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm.

Ka disa skuadra të interesuara për të dhe gjithashtu kemi pasur edhe bisedime. Megjithatë unë nuk do të përmend asnjë emër.”, u shpreh Lala.

The post E zbulon Altin Lala, Rashica gati për hapin e madh në karrierë: Kemi pasur kontakte me … appeared first on Sport.