Sulmuesi Dejvi Bregu u shpall “njeriu i ndeshjes” për takimin Tirana-Skënderbeu, i cili u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Air Albania”. Për “Supersport”, 24-vjeçari u shpreh se barazimi me bardheblutë e kënaq duke parë mënyrën se si shkoi ndeshja.

Futbollisti vlonjat tregoi se ka luajtur i dëmtuar dhe ka ndjerë dhimbje gjatë ndeshjes duke u detyruar të shtëngojë dhëmbët për të qëndruar në fushë.

Skënderbeu frenoi ecurinë e 9 fitoreve radhazi ndaj Tiranës duke arritur t’i shkaktojë barazimin e parë për trajnerin Emanuel Egbo.

“Goli ndaj Tiranës – Patjetër që është bukur të shënon, por golat kanë vlerë si të shënosh ndaj Tiranës dhe ndaj skuadrave të tjera.

Keqardhje për barazimin – Patëm raste për të fituar dhe me Gripshin, edhe pata rast në pjesën e parë, por duke parë si shkoi ndeshja, edhe barazimi na kënaq.

Dyshime për prekje topi me dorë – Them se nuk e kam kapur topin me dorë, besoj nuk e kam kapur me dorë. Po të prekja topin me dorë, do të jepet penallti.

Të rinjtë po spikasin te Skënderbeu – Patjetër, më vjen mirë për të gjithë, kemi goxha lojtarë të mirë, Marën dhe disa emra të tjerë. Kemi patur hapësirë, edhe presidenti di të komunikojë shumë mirë. Shpresojmë që këta djem të tregojnë më shumë me ne.

Dëmtimi – Kush ka luajtur futboll e di sa vështirë të luash me dy ditë stërvitje. Kam ndjerë dhimbje ne pjesën e dytë dhe i thashë trajnerin të mos më zëvendësonte. Pastaj lodhja bëri të vetën dhe u detyrova ta pranoja zëvendësimin”, përfundoi Bregu.

The post E pyesin për të ardhmen, ja si përgjigjet Dejvi Bregu appeared first on Sport.