Mund të kemi një rikthim të bujshëm tek Arsenali. Sipas “Mirror”, Arsene Wenger është një hap larg ribashkimit me “topçinjtë”. Sipas asaj që mësohet, klubi do të dëshironte ta rikthente legjendën, që e drejtoi skuadrën londineze për 22 vite radhazi, në një pozicion shumë të veçantë. Synimi është i qartë; rifitimi i një atmosfere të qetë midis tifozëve dhe lojtarëve.

Pra, gjithçka në funksion të krijimit të mjedisit më të mirë të mundshëm për trajnerin e ri, Mikel Arteta. Ky i fundit, ish-lojtar dhe kapiten i “Topçinjve”, që nga dita e parë e punës si trajner në “Emirates” ka treguar dëshirë maksimale për të rishikuar vlerat dhe traditat e caktuara të Arsenalit. Klubi, ku drejtoi 22 vite, i ka bërë Wenger-it disa propozime. Mbetet për të kuptuar se cila do të jetë përgjigjja e francezit.

The post E pabeuseshme/ Arsene Wenger rikthehet tek Arsenali appeared first on Sport.