Barcelona konfirmon momentin e vështirë! Ekipi kampion i Spanjës u eliminua nga Athletic Bilbao nga Kupa e Mbretit pas humbjes me dramë në minutën e 90+3′. Ekipi vendas mori një fitore të vuajtur dhe shumë emocionuese, pasi eliminoi Barçën dhe ka mundësi të fitojë Kupën e Mbretit.
Pjesa e dytë solli dhe rastin më të rrezikshëm, kur Griezmann i futur në pjesën e dytë, kishte një shans të artë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por nuk ia doli. Francezi mori një top të mirë brenda zone dhe me portën e boshatisur nuk e dërgoi në rrjetë.
Minutat e fundit të ndeshjes mund të zgjidhnin gjithçka, por këtë herë ishte radha e Messit për të gabuar. Argjentinasi gjuajti, por portieri vendas ndali gjithçka. Kur u mendua se gjithçka do të diskutohej në shtesë ishte Williams që me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Messi missed THIS and just a few minutes later Athletic Bilbao score and win the match lmaoooo pic.twitter.com/wV0dWmh7hI
— Baran (@RonaIdoEdition) February 6, 2020
The post E pabesueshme/ Barça eliminohet në minutat shtesë nga Kupa e Mbretit appeared first on Sport.