Tjetër El Clasico për t’u harruar e Lionel Messit mbrëmë. Ylli argjentinas nuk arriti të shënojë ose të asistojë për shokët e skuadrës së tij, me Barcelonën që u mposht pastër nga Real Madrid me rezultatin 2-0.

Sfida në Bernabeu ishte shumë e vështirë për yllin argjentinas, që në 5 duele direkte me mbrojtjen galaktike, depërtoi vetëm një herë. Marcelo bëri një detyrë të mirë ndaj tij, si dhe Courtois i priti rastin e vetëm që argjentinasi kishte.

Me mungesën e golit në El Clasico, “Pleshti” vendos një rekord absurd. Lionel Messi nuk ka shënuar ose nuk ka asistuar në pesë ndeshjet e fundit El Clasico.

Hera e fundit që Messi shënoi në klasiken e Spanjës, ishte në korrik 2018, kur për Real Madrid, luante dhe Cristiano Ronaldo. Që nga koha kur ylli portugez u largua drejt Juventusit, Messi ka qenë “spektator” në El Clasico.

The post E pabesueshme ajo që ka ndodhur me Messin në “El Clasico”, pas largimit të Ronaldos nga Reali appeared first on Sport.