Tifozët e Schalke 04 ofenduan me kore raciste lojtarin e Hertha Berlin, Jordan Tournarigha, me këtë të fundit që shpërtheu në lot gjatë ndeshjes së mesjavës mes dy klubeve. Tifozët e Schalke u dënuan, ndërsa sot, Hertha zbriti në fushë kundër Mainz.

Para fillimit të sfidës, e gjithë tifozeria bardheblu mbajtën në duar pankarta me numrin 25, që është numri i Tournarigha në fanellë. Një veprim fantastik ky i tifozerisë së Herthës, që i kundërpërgjigjet në mënyrën e duhur mbështetësve të “Mbretërorëve Blu”.

The post E ofenduan kundërshtarët/ Tifozët e klubit gjerman bëjnë gjestin e madh për lojtarin e tyre appeared first on Sport.