Trajneri i Teutës Edi Martini u shfaq i dëshpëruar pas humbjes 3-2 ndaj Skënderbeut, takimi i cili mund të kishte përfunduar 3-3 nëse futbollisti i durrsakëve Sherif Kallaku do të shënonte.

Për “Supersport”, tekniku shkodran rrëfeu se në momentin kur “djemtë e detit” fituan penallti, ndjeu frikën se do të gabohej. Martini shtoi se ndihet i shqetësuar për mënryën se si skuadra pësoi 3 gola.

“Humbja – Kështu e ka futbolli. Jam i shqetësuar për mënyrën si pësuam golat. Duke patur parasysh që kishim 3 mungesa (Arapi, Aleksi dhe Vila). E meritonim barazimin.

Sulmuesit në formë jo të mirë –Gomes është lojtar që vrapon shumë, Hebaj ende nuk ka marrë minutat e duhura. Ka qenë 3-4 ditë pushim dhe ka 3 ditë që stërvitet. Shënuam dy gola, mund të shënonim dhe të tretin. Duhej ta merrnim barazimin.

Penalltia e Kallakut – Ekipi bëri lojë të mirë me gjithë mungesat. U dënuam shumë edhe nga cilësitë që ka Skënderbeu. S’ma ka ndjerë zemra mirë, isha i tremmbur kur morëm penalltinë, si me telepati. Thashë, kemi bërë ndeshje shumë mirë jashtë edhe me Tiranën dhe me Skënderbeun. Na duheshin pikët, s’ka rëndësi loja.

Aleksi mungesa – Ka udhëtuar me ekipin. Shpresonim të ishte me ne, por sot në mëngjes kishte temperaturën 39 dhe nuk mund ta aktivizonim”, përfundoi Martini.

The post “E ndjeva se do ta humbisnim penalltinë”, Martini bën deklaratën e papritur appeared first on Sport.