Ish-futbollisti i Laçit në Kategorinë Superiore, Sebastian Toro ka zyrtarizuar ditën e sotme ekipin e tij të ri. Mbrojtësi është rikthyer në vendlindjen e tij për të provuar një eksperiencë me skuadrën e Ligës së Dytë, Deportes Kolina. Me këtë klub, toro ka firmosur një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur për një sezon.

30-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e kampionatit në Kili, teksa është aktivizuar me klubin e Kolo-Kolo, e disa skuadra të tjera. Por, në vitin 2018 vendosi të shijonte edhe një aventurë me Laçin. Me kurbinasit kiliani u aktivizua për 29 ndeshje, por në korrik nuk arriti një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin me klubin shqiptar.

Kështu, pas eksperiencës së vetme në Europë, Toros do rikthehet në Kili për të veshur fanellën e klubit të shtatë në karrierën e tij, ndërsa synon të ngjitet në elitën e futbollit kilian me ekipin e Kolinës.

The post E mbani mend Toron e Laçit? Nuk do e besoni ku ka firmosur sot appeared first on Sport.