Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambou, ka nisur një aventurë të re, në kampionatin gjeorgjian me skuadrën e Samtredias. 23-vjeçari nga Gambia, i cili u aktivizua 24 ndeshje në Kategorinë Superiore me fanellën bardhekuqe, u bashkua disa ditë më parë me ekipin e tij të ri, ndërkohë që ditën e djeshme bëri debutimin ndaj Lokomotiv Tbilis, teksa skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1.
Sambou u aktivizua titullar në këtë përballje, por nuk arriti të linte gjurmë. Kujtojmë që mbrojtësi iu bashkua Skënderbeu nga skuadra e Trepça 89’, 2 sezone më parë, por nuk arriti të binde drejtuesit korçarë, pavarësisht se fillimisht u shpresua se do mund të zëvendësonte Jashanicën e dënuar në atë kohë.Sambou

The post E mbani mend Kaba Sambou? Ja me cilë skuadër ka firmosur ish-mbrojtësi i Skënderbeut appeared first on Sport.