Timo Werner është sulmeusi me i kerkuar ne merkato. Gjermani duket se ka vendosur të nënshkruajë me kampionët aktual të Evropës gjatë merkatos të verës, nëse Liverpool paguan shumën e kërkuar nga RB Leipzig.

Sulmuesi gjerman ka një klauzolë prej 60 milionë euro në kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri më 15 qershor, kështu që trajneri Jurgen Klopp dhe Liverpool, nuk kanë edhe shumë kohë për të menduar.

Liverpool nuk është skuadra e vetme e interesuar për reprezentuesin gjerman, i cili ka shënuar 88 gola në katër sezonet te RB Leipzig, i cili te kjo skuadër u transferua në vitin 2016 nga Stuttgart.

Bayern Munich, Inter, Barcelona dhe Real Madrid, janë skuadrat që gjithashtu kanë shprehur interesim për Werner, por ky i fundit, si alternativë të parë duket se e ka Liverpoolin.

The post E kërkon e gjithë Europa, Timo Werner zgjedh ekipin ku do të transferohet appeared first on Sport.