Haluk Kanatar, agjenti i futbollistit Kosovar, Vedat Muriqit, ka folur këtë të martë për të ardhmen e 25 vjeçarit, duke treguar se janë interesuar shumë klube për të por nuk është mirë të japë detaje për momentin.

Kanatar deklaroi se Muriqi është një sulmues që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve edhe në Angli me paraqitjet e tij të shkëlqyera, mirëpo prioriteti i kosovarit është të luajë në Itali.

Muriqi

“Është e vërtetë që shumë klube e pëlqejnë. Nuk flas dot shumë në këto momente, prandaj më mirë të mos merremi me detajet. Është një futbollist që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve.

Prioriteti i tij është të luajë në Itali, për shkak dhe të faktorit kulturor. Ai është kosovar, pra me origjinë shqiptare. Kemi parë gjatë këtyre ditëve të vështira lidhjen e fortë midis Shqipërisë dhe Italisë. Zgjedhja e tij e parë do të ishte Italia,” tha Kanatar.

The post E kërkojnë disa klube prestigjioze, agjenti zbulon destinacionin e preferuar të Muriqit appeared first on Sport.