Ish-velina dhe pjesë e emiosionit “Procesi Sportiv”, Alesia Bami ka folur për shpenzimet e saj mujore e ftuar në emisionin “E diell”.

Ajo rrëfeu se rroga e saj e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe u kërkonte lekë prindërve.

Ndërsa shprehet se tani e kalon muajin edhe me 400 mijë lekë.

Por kjo gjë është vënë në dyshim nga moderatori Edi Banushi, i cili i kërkoi të hiqte këpucët për të parë markën dhe i kafshoi orën për të vërtetuar nëse ishte floriri.

bami f

Alesia Bami: “Jam mësuar ta kaloj muajin dhe me pak lekë. Kur ka qenë më e vogël rroga ime në televizion ishte 300 mijë lekë dhe nuk më dilte. Jetoja edhe me prindërit dhe kisha ndihmën e tyre. Kërkoja dhe nga ata. Sot duke e parë mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë.”

Edi Manushi: ‘Stop, hiqi këpucët, do ta bëj tani llogarinë ty. E kam ndarë mendjen. Këpucët 600 euro. Ora (pasi e kafshon me dhëmbë) flori, diamant.”

Alesia Bami: “Mos na nxirr kështu tani. Po thosha më e keqja fare mund ta kaloj edhe me 400 mijë lekë. Se gjithçka është mënyra e menaxhimit të lekëve. Nëse shpenzon aty ku duhet normalisht e kalon dhe me më pak lekë. Shpenzoj për gjëra të rëndësishme për mua.”

The post “E kaloj muajin me 400 mije lek”, nuk do ta besoni çfarë i bën Manushi modeles Alesia Bami appeared first on Sport.