Fabian Ruiz po shkëlqen me fanellën e Napolit dhe po ndiqet me interes nga dy skuadrat gjigante spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, pro duket se e ardhmja e talentit të “Furia Roja” do të jetë në kampionatin anglez.

Kjo pasi atje ka një fans special të mesfushorit 21-vjeçar dhe ai është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e ka ndjekur me vëmendje lojtarin edhe në përballjet direkte mes “The reds” e Napolit, dhe kërkon ta marrë në “Anfield Road”.

Sipas mediave britanike, Fabian Ruiz do të jetë objektivi kryesor i merkatos së Liverpoolit këtë verë, me Klopp që ka gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për Napolin, shifër kjo që pritet të bindë presidentin De Laurentiis.

Fabian Ruiz ka një qarkullim brilant të topit, është shumë i aftë në driblime dhe ka një goditje “të frikshme” nga distanca, gjë që e ndihmon të shënojë disa gola në sezon, cilësi këto që momentalisht nuk i ka asnjë futbollist i Liverpoolit.

The post E gjithë bota në luftë më koronavirusin/ Klopp e ka mendjen te merkato, 80 milionë euro për shokun e Hysajt appeared first on Sport.