Esat Mala ditën e hënë luajti si titullar për Partizanin B, ndaj Tiranës B, në një ndeshje që përfundoi 1-1. Madje mesfushori i të kuqve goditi edhe shtyllën në këtë sfidë.
Nuk ka vonuar shumë dhe Esat Mala, tashmë është bashkuar me ekipin e parë të të kuqve, në prag të derbit tepër të rëndësishëm ndaj Tiranës.
“Panorama Sport” ka siguruar foto nga stërvitja e të kuqve, teksa duket mesfushori që stërvitet me skuadrën e parë nën urdhrat e Sormanit.
Mbetet të shihet tashmë nëse ai do të jetë i grumbulluar dhe për ndeshjen e së premtes.
The post E FUNDIT/ Partizani merr vendimin e papritur për Esat Malën appeared first on Sport.