Kukësi bën prapakthhehu për prezantimin e trajnerit. Verilindorët kishin njoftuar se pas shkarkimit të Shpëtim Duros, prezantimi i trajnerit të ri do të ndodhte sot pasdite në orën 16:00. Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, me kuksianët që kanë rikthyer si trajner të përkohshëm një emër të njohur.

Deri në një njoftim të dytë, ekipi do t’i besohet Rrahman Hallaçit, ish-kapitenit dhe lojtarit të mirënjohur të Kukësit. Klubi që drejtohet nga Safet Gjici duket se nuk është gati për trajnerin e ri, teksa i përfolur për vendin e lënë bosh nga Duro është Skënder Gega.

The post E fundit: Kukësi ndryshon mendim/ Rikthen një ish si trajner të përkohshëm appeared first on Sport.