Shpëtim Duro nuk është më trajner i Kukësit. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor nëpërmjet një deklarate të fundit në faqen zyrtare.

Klubi verilindor ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kryeqytetas për shkak të mungesës së rezultateve. Vendimi ka ardhur menjëherë pas barazimit 2-2 që skuadra arriti në momentet e fundit ndaj Teutës.

 

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

shkarimkim1

 

The post E FUNDIT/ Barazimi ndaj Teutës, Kukësi shkarkon trajnerin Duro appeared first on Sport.