Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona.
Por Tare nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq shpejt nga shërbimet e mesfushorit spanjoll duke ofruar një kontratë të re që do e mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2025. Marrëveshja sipas agjentit të lojtarit thuajse është arritur, duke bërë që të mungojë veç firma.
Ndërkohë 27-vjeçari është mbreti i asisteve këtë sezon dhe me 12 të tilla në 26 ndeshje kryeson në këtë aspekt në Serie A, si dhe renditet i 5-ti në ligat më të forta të Europës.
Një tjetër blerje e goditur e Tares që u kthye në një lojtar shumë të vlefshëm për Lazion e që ka tërhequr pas vetes edhe vëmendjen e madhe të klubeve të tjera. Deri në vitin 2025 bardhekaltrit do të kenë në organikën e tyre një futbollist që i jep shumë skuadrës në fushën e lojës, por edhe në rast largmi miliona euro do të arkëtohen në arkat e klubit Italian. Një gjë është e sigurt, Lazio vetëm fiton prej tij.
The post E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve” appeared first on Sport.