Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge.

Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të tjerë të talentuar që kanë të ardhmen përpara.

Andre Onana i Ajaxit vazhdon të jetë një objektiv, por që gjiganti holandez kërkon 40 milionë euro për të Mediat angleze kanë raportuar se në listën e Chelseat është edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

25-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit me Lazion dhe është njëri nga më të mirët në Serie A. Chelsea për ta transferuar gardianin shqiptar do të duhej të shpenzonte rreth 25 milionë euro.

Emra të tjerë në listën e Chelseat janë edhe Dean Henderson, Mathew Ryan, Gianluiggi Donnarumma dhe kroati Dominik Livakovic. CNA.al

The post E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio appeared first on Sport.