Edhe pse humbi ndeshjen ndaj Tiranës, duke lëshuar në këtë mënyrë dhe kreun e Kategorisë Superiore, Kukësi ka dalë me një fitim shumë të madh nga ndeshja e sotme.

Plot 60 milionë lekë të vjetra arriti të fitonte klubi verilindor, nga 7600 tifozë të pranishëm, në këtë mënyrë duke zënë vendin e dytë për fitimin më të madh nga biletat e shituara në “Air Albania Stadium”, për një ndeshje të Kategorisë Superiore. Ndeshjet me më shumë fitime renditen si mëposhtë:

  1. Partizani-Tirana, 19.400 tifozë, 194 milionë lekë.
  2. Kukësi-Tirana, 7600 tifozë, 60 milionë lekë.
  3. Tirana-Teuta, 5585 tifozë, 40 milionë lekë.
  4. Kukësi-Partizani, 4803 tifozë, 35 milionë lekë.
  5. Tirana-Skënderbeu, 3200 tifozë, 28 milionë lekë.

The post E BUJSHME/ Te Kukësi mbushin xhepat, nuk do ta besoni sa kanë fituar ndeshjen e sotme nga biletat appeared first on Sport.