Emri i Emiliano Bullarit është përfshirë nga klubi grek i Olimpiakosit në listën e lojtarëve të grubmulluar për ndeshjen e radhës në Europa League. Sulmuesi i Shqipërisë pritej që të merrte ftesën që në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu futbollisti shqiptar do të udhëtojë drejt Londrës me skuadrën e parë, ku do të jetë nën urdhërat e trajnerit të klubit nga Pireu për takimin e së enjtes kundër topçinjve. Sulmuesi 18-vjeçar ka bindur me të rintë e Olipmiakosit dhe për këtë arsye edhe kalimi në ekipin A nuk është aspak një çudi, duke ditur aftësitë që Bullari zotëron.

The post E bujshme/ Talenti shqiptar thirret për sfidën ndaj Arsenalit appeared first on Sport.