Orges Shehi është momentalisht pa skuadër. Pas largimit nga Skënderbeut, Shehi është në pritje të një ofertë për të drejtuar në Superligë. Partizani ishte një nga skuadrat që kërkonte ta kishte në stol, por në fund ai që vendosi për Sormanin ishte vetë presidenti Gaz Demi.

Tashmë Orges Shehi ka nisur një tjetër kurs trajnimi për të qenë edhe më i përgatitur. Sipas gazetarit Ervin Baku, ish-kapiteni i Skënderbeut ka nisur një kurs trajnimi prej 15 ditësh te Marcet Akademi Barcelonë nga 16 shkurt deri më 2 mars.

The post E bujshme/ Orges Shehi përfundon te Akademia e Barcelonës appeared first on Sport.