E ardhmja e Milot Rashicës mund të jetë në skuadrën e cila vlerësohet aktualisht si më e mira në Europë, Liverpuli. Lajmin e bujshëm e jep e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka zbuluar se ka një interesim shumë konkret të anglezëve për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, aq sa janë gati të paguajnë klauzolën e tij.

Sipas saj, Jurgen Klop është interesuar për futbollistin pasi pëlqen lojën e tij dhe e sheh atë si një alternativë shumë cilësore për treshen e tij të sulmit Salah-Mane-Firmino. Për momentin te të kuqtë alternativa të tjera për ta janë Origi, Lallana, Minamino dhe Shaqiri, por Klop kërkon një lojtar teknik dhe konkret para portës, ashtu siç është Rashica.

I njëjti burim insiston se për të shkëputur Rashicën nga Verder Bremen, mjafton të paguhet klauzola që është vendosur që në fillim në kontratën e tij. Klubin gjerman, që kur e mori nga Vitese, kishte nuhatur se futbollisti kosovar do të bëhej një emër i kërkuar e për këtë arsye, kishte vendosur shifrën 38 milionë euro në klauzolën e largimit. Një rekord për këtë klub, por që mund të duket shumë pak nëse Rashica vazhdon me këto ritme e sidomos nëse përfundon te Liverpuli.

The post E bujshme nga Gjermania/ Rashica drejt kampionëve të Europës për 38 milionë euro appeared first on Sport.