Në Francë aludojnë se ish-trajneri i Leipzig, Ralf Rangnick, ka firmosur parakontratë me Milanin për të drejtuar kuqezinjtë duke nisuër që nga sezoni i ardhshëm.

Prestigjiozja “L’Equipe” raporton se 61-vjeçari gjerman do të ketë kontroll të plotë për sa i përket merkatos, ndjekjes së talenteve dhe ndërtimit të skuadrës duke lënë pa funksionin dyshen Maldini-Boban. Edhe nëse Milani nuk e emëron gjermanin në krye të skuadrës, ai do të kompensohet sipas marrëveshjes mes palëve.

Aktualisht Rangnick ushtron funksionin e drejtorit sportive dhe menaxhimit te Leipzig.

Pas humbjes në derbi 4-2 me Interin, Rangnick është përfolur si njëri prej kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Stefano Piolin në pankinën e Milanit.

The post E bujshme/ Milani gjen trajnerin e ri në… Gjermani appeared first on Sport.