E çuditshme, por e vërtetë. Berat Gjimshiti ka mesataren më të lartë të kilometrave të përshkuar me Atalantën. Në një përditësim të të dhënave pas javës së 22-të, dyshja e qendrës së mbrojtjes së Atalantës kryeson listën e futbollistëve që përshkojnë më së shumti kilometra në fushën e lojës te bergamaskët.

Berat Gjimshiti, me 20 takime të zhvilluara, arrin që të zërë vendin e parë me një mesatare prej 10.691 kilometrash për ndeshje.Qendërmbrojtësi i Kombëtares është një prej lojtarëve që luan gjithmonë topin e parë në skuadrën bergamaske dhe kjo e bën atë që të vrapojë shumë dhe të lëvizë nëpër fushë, edhe pse është në prapavijë.

Lojtari i dytë për mesataren e kilometrave është Toloi me 10.681 kilometra për ndeshje. I treti lojtar për nga kilometrat e përshkuar është mbrojtësi De Ron me 10.609 kilometra.

The post E bujshme/ Gjimshiti vendos rekord te Atalanta appeared first on Sport.