Valon Berisha është shumë pranë kalimit në Bundesligë. Lojtari pritet të largohet nga Lacio dhe tashmë e ardhmja e tij do të jetë në Gjermani.

Siç “Tuttomercatoweb” bën me dije, mesfushori duket se është pranë marrëveshjes me Fortuna Dyseldorfin.

Mesfushorit shqiptar i skadon kontrata në vitin 2023 me Lacion dhe skuadra gjermane kërkon që të huazojë lojtarin dhe në fund të sezonit të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.

Orët e ardhshme do të jenë deçizive për këtë marrëveshje, që siç raportohet në Itali me shumë mundësi do të arrihet dhe së shpejti do lojtari do kalojë vizitat mjekësore.

The post E bujshme/ Futbollisti shqiptar pranë akordit me klubin e Bundesligësll appeared first on Sport.