Edhe Lacio është futur në garë për të blerë Vedat Muriqin Klubi italian u interesua për sulmuesin e Fenerbahçes dhe Kosovës gjatë këtij sezoni.

Media prestigjioze italiane “Calciomercato” dhe ajo turke “Milliyet” shkruajnë se drejtuesit e klubit të Fenerbahçes kanë rritur vlerën e kartonit të 25-vjeçarit në 35 milionë €, rreth 15 milionë € më shumë se gjatë merkatos së janarit.

Gjatë afatit të fundit kalimtar, Totenhemi dhe shumë klube të njohura europiane dhanë ofertat e tyre për Muriqin, por të gjitha u refuzuan nga presidenti i Fenerbahçes. Në dy sezonet e fundit, Muriqi është renditur mes sulmuesve më të mirë të kampionatit turk.

The post E bujshme/ Edhe Lazio do Muriqin, nuk do e besoni sa vlen sot sulmuesi i Kosovës appeared first on Sport.