Bledar Kola rikthehet të drejtojë ekip, këtë herë në Qipro. Ish-kapiteni i Shqipërisë është emërduar zyrtarisht në stafin teknik të rekordmenëve ishullorë, APOEL NIkosia, teksa do të mbajë postin e zv.trajnerit.

Ai do të drejtojë qipriotët me bashkëpuntorin e tij Marinos Uzunidhis, me të cilin ka qenë edhe tek AEK. Kola është lakuar edhe si kandidat për drejtimin e Kombëtares kuqezi përpara se FSHF të vendoste për Edi Rejën.

Tek APOEL ka bërë karrierë ish-mbrojtësi kuqezi, Altin Haxhi, i cili arriti të luante me verdhezinjtë deri në fazën e grupeve të Champions.

The post E bujshme/ Bledar Kola bashkohet me skuadrën e njohur Europiane appeared first on Sport.