UEFA ka punësuar Mark Van Rast, një virolog belg të mirënjohur në botë, për këshillim në lidhje me krizën shkaktuar nga koronavirusi, i cili i ka thënë të ndërpresin sezonin menjëherë.

Van Rast është një këshilltar kyç i Federatës Belge të Futbollit, prandaj dhe ishte një nga aktorët që ndikuan në vendimin e federatës për të anuluar menjëherë sezonin aktual, vendim për të cilin u kritikua nga UEFA.

Mirëpo, UEFA është rikthyer vetë te virologu belg dhe në rast se dëgjohet mendimi i tij, atëherë do të kemi vendim të njëjtë si në belgjikë edhe në kampionatet e tjera në vendet e Europës.

“Të luash futboll në muajt e ardhshëm nuk është mund të konsiderohet si mundësi. Kam këshilluar UEFA-n dhe jam i bindur se tashmë e kanë kuptuar këtë gjë.

Kam kuptuar nga klubet belge se duhen 3-4 javë stërvitje para se të rifillojnë të luajnë. Të luhet futboll përsëri këtë sezon nuk është e mundur. I thashë se nuk mund të fajësojnë Belgjikën pse mori vendim anulimi,” u shpreh virologu për “Het Nieuwsblad”.

 

The post E bujshme/ Belgjika mbylli futbollin, UEFA mund të ndjekë shembullin e tyre appeared first on Sport.