Barcelona është në një situatë të vështirë në sulm. Katalanasit kanë një mungesë të theksuar alternativash, problem që po reflektohet edhe në rezultate. Luis Suarez është dëmtuar dhe pritet të kthehet në muajin prill. Gjithashtu Ousman Dembele, i cili pritej të ishte zëvendësuesi Suarez është dëmtuar dhe e ka mbyllur tashmë sezonin.

Kështu, Barcelona ka mundësinë të shfrytëzojë një rregull të La Ligas, i cili i jep mundësinë katalanasve të bëjnë një blerje brenda kufijve të Spanjës, 15 ditë pas heqjes nga lista të Dembele. Drejtuesit po shikojnë disa emra, por më i spikaturi nga të gjithë është një tjetër Luis Suarez.

Sulmuesi kolumbian luan me Zaragozën në La Liga 2 dhe ka treguar një nivel mjaft të lartë loje. Kolumbiani ka zhvilluar 24 ndeshje deri më tani dhe ka shënuar 14 gola, duke ndihmuar ekipin e tij të luftojë për ngjitjen në La Liga. Barcelona po e sheh me kujdes 22-vjeçarin dhe pritet të nisë negociatat me Uatfordin, klub i cili ka në pronësi të riun. Ai është i huazuar deri në fund të sezonit në Spanjë.

The post E bujshme/ Barcelona e zëvendëson Luis Suarez me një tjetër Luis Suarez appeared first on Sport.