Thomas Strakosha futet edhe me një tjetër statistikë mes portierëve më të mirë të Serisë A këtë sezon.

Portieri i Kombëtares, krahas ecurisë fantastike te skuadrës që tashmë gjendet në vend të tretë me vetëm një pikë më pak sesa dy kryesueset Inter e Juventus dhe rekordin prej 18 ndeshjesh pa humbje, ka regjistruar një tjetër statistikë pozitive personale. 

Me fitoren 0-1 në Parma, portieri shqiptar ka koleksionuar ndeshjen e tetë pa pësuar gol.

Statistika “Clean Sheets” është një statistikë për portierët dhe shqiptari tashmë futet mes më të mirëve të Serisë A me këtë numër ndeshjesh që e ka mbajtur kuadratin të paprekur.

The post E bujshme/ 8 ndeshje pa pësuar gol, Strakosha mes më të më mirëve në Serinë A appeared first on Sport.