Kategoria Superiore do të luaj nesër javën e 25, me pesë takime që do të luhen në dy orare. Kalendari është i ngjeshur, teksa vetëm pak ditë më vonë, skuadrat do të rizbresn në fushë. Këtë të diel do të luhen tre ndeshje, teksa java do të mbyllet të hënën e javës që vjen me 2 duele të tjera.
Katër takime do të zhvillohen nën dritën e prozhektorëve, teksa ka ndryshuar edhe orari. Të diel, Luftëtari do të presë Bylis në orën 14:00, ndërsa tre orë më vonë do të luhen dy takime të tjera. Tirana – Laçi dhe Teuta – Flamurtari, të dyja nën dritën artificiale.
Java e 26 do të mbyllet të hënën që vjen, me Vllazninë që do të presë Partizanin dhe Kukësin që do të luaj në Korçë. Të dyja duelet janë programuar për në orën 18:00.
Kategoria Superiore, Java 26
E diel, 08/03/2020
Luftëtari – Bylis (14:00)
17:00
Tirana – Laçi
Teuta – Flamurtari
E hënë, 09/03/2020
18:00
Vllaznia – Partizani
Skënderbeu – Kukësi
The post Dy supersfida/ Java e 26-të e Superiores, ja kalendari i plotë appeared first on Sport.