Kanë kaluar 9 muaj dhe një ditë që nga përmbysja historike e Liverpool ndaj Barcelonës në “Anfield Road”. Pas asaj nate magjike, duket se Jordan Henderson dhe Mohammed Salah kanë festuar ashtu siç duhet.
Sipas raportimeve të fundit, kapiteni i “The Reds” është bërë baba për herë të tretë së fundmi, me bashkëshorten e tij që ka lindur një djalë. Gjithashtu, bashkëshortja e Salah ka lindur një vajzë ditën e sotme. Koicidenca qëndron në faktin se dy lojtarët janë bërë me fëmijë, fiks 9 muaj pas përmbysjes me Barcelonën. Duket se mrekullinë e arritur, Henderson dhe Salah e kanë “festuar” edhe në shtëpi…
Cont… Congratulations to Mohamed Salah and his wife on the birth of their baby girl…. 9 months after that famous comeback against Barcelona at Anfield.
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) February 8, 2020
The post Dy futbollistët e mëdhenj bëhen me fëmijë fiks 9 muaj pas fitores historike ndaj Barcelonës në Champions League appeared first on Sport.